Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti bojkotuan, ja kush shkoi nga Çairi dhe Saraji në mbledhjen e BDI-së


Bashkimi Demokratik përIntegrim mblodhi sot krerët e degëve të partisë. Në lidhje me këtë mbledhje në opinion dolën zëra për bojkot të disa degëve të caktuara.
Mbledhja u bojkotua nga kryetari i degës së Çairit, Izet Mexhiti.

Në mbledhje mori pjesë sekretari i përgjithshëm i degës së Çairit, Rami Qerimi, i cili konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme.
Në mbledhje nuk ishte prezent as kryetari i degës së Sarajit, ne vend te tij shkoi nënkryetari i degës së Sarajit, Sadush Arifi.

Në mbledhje morën pjesë të gjitha degët tjera të Bashkimit Demokratik për Integrim.
TetovaSot meson se mbledhja është zhvilluar në frymë positive dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë mbështetur liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, në të gjitha vendimet e marra deri tani.

Baby Boo