Rrëfehet djaloshi i komunitetit LGBTI+ i cili u dëbua nga një lokal në qendër të Prishtinës


Ishte nisur me miqtë e tij për të pirë një kafe në një nga lokalet në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Edon Shileku, 21 vjeçar dhe student i aktrimit, bashkë me një shok dhe dy shoqe kishin zgjedhur lokalin “Traffic Gallery”, që gjendet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, por kur kishin shkuar aty, kamerieri jo vetëm që nuk ia kishte shërbyer kafenë por me urdhër të pronarit të lokalit edhe i kishte larguar nga aty, me arsyetimin se “nuk i shërbejnë personave të komunitetit LGBT”.

Edon Shileku që nuk e ka problem të flas për orientimin e tij seksual para kamerës, thotë të mos jetë ndjerë asnjëherë më keq se ditën kur e larguan nga lokali. Ai në rrëfimin ekskluziv të dhënë për KosovaPress, ka shpjeguar ngjarjen e para një jave me dëshirën që ajo ngjarje të marrë jehonën e nevojshme që raste të tilla “diskriminuese”, të mos ndodhin më në Kosovë. Duke shpjeguar tutje se si e kishte bërë të ndjehet e tërë situata.

Menjëherë pas rastit, një faqe edukative e kulturore në rrjetin social Facebook dhe Instagram, i quajtur “Dylberizmi”, e cila synon të e ngritë ngritë vetëdijen e qytetarëve, duke ofruar lajme, fakte historike dhe shkencore, personalitete, art etj mbi çështjet LGBTI+, ka reaguar ndaj rastit duke e paraqitur si rast diskriminimi.

KosovaPress menjëherë pas publikimit të komenteve në rrjetet sociale ku kishte filluar një aksion online kundër “Traffic Gallery” duke e paraqitur si vend homobofik, ka

kontaktuar grupin për të kuptuar se pse kanë nisur një fushatë të tillë.Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, grupi ka treguar se kishin marrë informacione se gjatë javës së kaluar, dy djemë që nuk ishin çift, megjithatë, kanë vizituar lokalin Traffic Gallery me qëllimin për të pirë një kafe.Tutje ky grup thotë të ketë filluar menjëherë me veprime nëpër rrejte sociale për të bërë ngjarjen e zëshme, me shpresën që të ngritet vetëdijesimi në lidhje me raste të “tilla diskriminuese dhe të parandalohet trajtimi i pabarabartë i komunitetit LGBTI+”. Po ashtu grupi shpreson që Traffic Gallery të reflektojë mbi gabimin dhe të kërkojë falje për veprimin.

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/H1pzsUPp4SA” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Ftesës së grupit iu kishin përgjigjur aktivistë dhe qytetarë që kanë filluar të shkruajnë komente si “MARRE” dhe “HOMOFOBA” në profilin e tyre duke nisur një fushatë online kundër homofobisë. Komente të cilat sipas Dylberizmit kanë filluar të fshihen nga Traffic Gallery. Edon Shileku thotë se e Trafic Gallery do të mund të përjashtonte cilindo person që do të bënte probleme në lokal, por jo vetëm pse i takon një komuniteti apo tjetri.

Pronari i lokalit, “Traffic Gallery”, Burim Berishën, të cilit i kërkoi një përgjigje në lidhje me rastin. Berisha nuk ka pranuar të flas para kamerës, megjithatë në një përgjigje me shkrim thotë të bëhet fjalë për një “keqkuptim”. Dhe, sipas tij, bëhet fjalë për tendencë për të ia dëmtuar lokalin atij, ani pse nuk ka mohuar se kanë larguar nga lokali Edonin me miqtë e tij.

“Kemi te bëjmë vetëm me një keqkuptim dhe nuk ka te bej as pak me komunitetin në fjalë, për shkak se “Traffic” veç njihet si kafe galeri mjaft e hapur për te gjithë, dhe si “target“ ka artistët dhe përkrahësit e tyre pa dallim. Traffic nuk ka bërë dallime asnjëherë në baza gjinore, fetare, komunitare, etj. Në këtë rast po bie qe ne jemi të dëmtuar nga persona të caktuar duke keqpërdorur faqet e mediave sociale të “Traffic”, që komentojne dhe përdorin fjalë e shprehje fyese ndaj “Traffic”.Komuniteti LGBTI kanë organizuar “ndejë” dhe ekspozitë në “Traffic”. Si përfundim “Traffic” nuk bënë pjesë në grupin e shkelësve por të përkrahësve të të drejtave të njeriut në përgjithësi”, ishte përgjigja e Berishës dhënë për shkrim për KosovaPress.

Baby Boo