Rrahu lojtarët, procedohet penalisht ish trajneri i Laçit/ VIDEO


Një ish trajner I ekipit të paratërinjve të Lacit u procedua penalisht pas videos të bërë virale në rrjetet sociale ku ai shihej duke dhunuar dhe ofenduar futbollistet e vegjel.

Ndue Tarazhi 77 vjec, banues në Lac u shoqërua për të dhënë shpjegime mbi këtë sjellje skandaloze ndërsa ndaj tij nisi procedimi penal përe keqtrajtim dhe fyerte të futbollisteve të mitur.

Policia sqaroi se nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi Ndue tarazhi.,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të Klubit të futbollit LAÇI

Në pamjet e rënda që bënë xhiron e mediave online, duket trajneri Tarazhi I cili duke I kërkuar llogari lojtarëve të tij pas një humbje përdor dhunë ndaj disa prej lojtarëve që nuk janë më shumë se 16-17 vjec.

Fjalori I rëndë dhe aq më teper keqtrajtimi I femijeve, tregon realisht mjedisin e real, aspak edukativ në të cilën bëhet sport në vendin tonë.

Baby Boo