RRAHIN PUNONJËSIN E UJËSJELLËSIT, ARRESTOHEN 2 VËLLEZËR (EMRAT)


Policia e Elbasanit ka arrestuar dy vëllezër pasi kanë dhunuar punonjësin e ujësjellësit.

Në pranga janë vënë Andon Bërdufi, 55 vjeç dhe vëllai i tij Uran Bërdufi, 29 vjeç të dy banues në Katund i Ri Elbasan.

Sipas policisë dy vëllezërit kanë dhunuar fizikisht punonjësin e ujësjellësit F.B., 35 vjeç.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Baby Boo