Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se dy xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.
Tutje, Rama tha se këtë dëshirë e kanë kërkuar vetë kampionet olimpike, transmeton Klankosova.tv.

“Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta shqiptaret nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që i bashkohen FA të Shqipërisë”, ka njoftuar Rama.

“Me ministrin jemi duke punuar që me FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me një status të veçantë dhe në shembujt e vendeve të tjera kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe të jenë aty shembull rrezatues dhe mentorët e të rinjve në uniformë”.
Distria Krasniq dhe Nora Gjakova fituan Medalje të Artë, në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Baby Boo