Ronaldos s’i ndahet “hija” Messit as në Arabinë Saudite, CR7 debaton me fëmijën…


Nuk gjen qetësi Cristiano Ronaldo as në kampionatin arab, ku nuk i ndahen provokimet për Messin. Së fundmi, Al Nassr fitoi 3-1 kundër Al Batten, por me tre gola në limit.

Në këtë ndeshje, Cristiano Ronaldo nuk e gjeti rrugën drejt rrjetës dhe ky fakt bëri që një fëmijë i vogël të tundohej për ta “ngacmuar” numrin 7, duke i thënë: “Messi është shumë më i mirë se ti”.

Mirëpo, CR7 iu kthye dhe u përgjigj kështu: “Shko ta shikosh atëherë, pse je këtu?”

Baby Boo