Kasami: Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve të rrugës Tetovë – Prizren, këto janë garancitë e VLEN-it në qeverisje

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se opozita VLEN do të ketë kushtet e saj për pjesëmarrje në qeverisje.
Kasami përmes një shkrimi thotë se VLEN do të kërkojë daljen e menjëhershme të RMV-së nga nisma Ballkani i Hapur, por edhe realizimin e rrugës Tetovë-Prizren brenda 3 viteve.

“Hajdutët po luten të shkojnë në qeveri pa kushte, siç kanë shkuar gjithmonë! Ndërsa VLEN është ndryshe. Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve (realizim brenda tre viteve) të rrugës Tetovë – Prizren. Këto janë garancitë që sjell VLEN, pas 8 majit, në qeverisje!”, shkruan Kasami.