Ronaldo: Po largohemi nga Botërori me kokën lart


Cristiano Ronaldo e ka uruar Uruguain për kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores pikërisht kundër Portugalisë të shtunën në 1/8 e finales, por ka insistuar se ekipi kombëtar i tij nuk ka përse të turpërohet pas eliminimit.

Gjatë kohës së tyre në Rusi, portugezët zhvilluan disa ndeshje zbavitëse përfshirë barazimi 3-3 me Spanjën, në të cilin Ronaldo realizoi het-trik.
“Duhet ta urojmë Uruguain sepse ata janë ekipi kombëtar që kaluan në çerekfinale”, tha 33-vjeçari pas ndeshjes.

Ai mendon se Portugalia meritoi më shumë se kaq.

“Mendoj se luajtëm mirë dhe mbase merituam më shumë, por në futboll fiton ai që shënon më së shumti gola dhe ata i shënuan dy, prandaj urime”, shtoi Ronaldo.

“Ne do të largohemi me kokën lart. Si kapiten i Portugalisë e di sa zellshëm kemi punuar dhe duhet të jemi krenar me këtë ekip”, insistoi ai.

Baby Boo