Dimitrievski: Si mundet Zaevi t’i parashikojë saktë vendimet e këshillit të përgjithshëm të LSDM-së


Maksim Dimitrievski ka reaguar ndaj deklaratës se kryeministrit Zoran Zaev i cili deklaroi se do të përjashtohet nga partia.

“Qëndrimi i sotëm i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev se do të përjashtohem nga partia në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Qendror, dëshmon se qëndrimi i djeshëm i sekretarit Nikollovski, se jam vet-përjashtuar nuk është i vërtet dhe konfirmon qëndrimin tim se formalisht jam akoma anëtar i LSDM-së. Socialdemokratët e vërtetë gjithmonë e flasin të vërtetën dhe nuk merren me manipulime”, deklaroi Dimitrievski, duke shtruar pyetje publike se si mund që Zaev të parashikoj vendimet e Këshillit të Përgjithshëm.

“Pyes se si mundet që udhëheqësia e LSDM-së mund të parashikoj vendimet e Këshillit Qendror, para se ato të sillen. Vallë për kësilloj demokracie brendapartiake luftuam? Në një çështje pajtohem me Zaevin. Kumanovarët e din çka është më e mira për ta, dhe jam i sigurt se me 17 tetor atë do ta thonë qartë duke mbështetur iniciativën qytetare “Për Kumanovën tonë”, për zbatimin e demokracisë reale në praktikë”, theksoi Dimitrievski.

Baby Boo