Dibra me guidë turistike


Komuna Dibër aktualisht një vëmendje të veçantë i kushton edhe prezantimit të pasurive turistike që ajo posedon dhe ofron. Në këtë drejtim udhëheqësia e pushtetit vendor për herë të parë ka realizuar Guidën turistike virtuale për komunën e Dibrës. Është një aktivitet i cili në mënyrë të drejtpërdrejt ndikon në prezantimin turistik të qytetit të Dibrës por edhe fshatrave për rreth. Duke marrë parasysh se Dibra posedon me shumë objektet kulturo-historike, bukuri të shumta, Guida turistike virtuale do të ndikoj pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve, theksojnë përfaqësuesit e pushtetit vendor.

Kryetari i Dibrës Hekuran Duka ka informuar se Guida turistike virtuale për komunën e Dibrës është realizuar në bashkëpunim me organizatën “Maqedonia nga lart”, e cila përgatit Guida virtuale turistike për shumë komuna në Maqedoninë e Veriut. Kryetari Duka potencon se ky projekt është shumë domethënës prandaj komuna Dibër ka sponzoruar pamje virtuale 360 shkallë për të gjithë bukuritë dhe pasuritë të komunës. Ai thotë se qëllimi parësor i projektit është të ofrojë një xhiro virtuale të komunës Dibër në ueb faqen dinamike.

Të theksojmë se përcaktimi për të qenë prezent në Guidën turistike virtuale, komuna Dibër ka qenë i një zërit meqë me ueb faqen në mënyrë të denjë prezantohet pasuria e qytetit të Dibrës, fshatrave, hoteleve, restoranteve, objekteve të muzeve, objektet fetare siç janë xhamitë, kishat dhe manastiret por njëkohësisht edhe pejsazhet e lokaliteteve turistike. Guidat turistike virtuale e prezantuar për komunën e Dibrës, një vëmendje të veçantë i kushton edhe Liqenit të Dibrës, shtëpitë karakteristike me arkitektura qytetare por edhe vargmalet që kanë një bukuri të veçantë që rrethojnë Dibrën dhe fshatrat e Dibrës.

Mënyra e prezantimit të komunës Dibër është bërë edhe nëpërmjet të dhënave që jepen për të gjithë lokalitetet rurale por njëkohësisht edhe të dhënat për afërsinë e qytetit të Dibrës me vendkalimet kufitare me Shqipërinë, por edhe me largësinë që ka Dibra nga Struga, Gostivari dhe Qendër Zhupa. Një vend të veçantë në Guidën turistike virtuale ka edhe Liqeni i Dibrës që prezantohet në tërësi dhe mundësitë që ai i jep në sferën e turizmit.

Hamami i ri i qytetit poashtu ka një vend të veçantë meqë sot ai përdoret si galeri artistike. Sistemi i realizimit që ka të bëj me metodat më të reja teknologjike i jep një bukuri të veçantë vizuale për të gjithë sipërfaqet të Hamamit. Kur bëhet fjalë për xhamitë, prezantohet në mënyrë të denjë një ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan ajo e Hinqarit. Ky objekt i vjetër fetar musliman ka karakteristikat e veta që dallohet nga objektet e tjera. Në oborrin e kësaj xhamie janë edhe varrezat e vjetra mes të cilëve edhe varrezat e Hoxhollit.

Kur jemi tek objektet fetare poashtu prezantohet xhamia më e re në Dibër që është ndërtuar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar e cila ka 100 dritare. Poashtu një vend të veçantë ka edhe Manastiri ortodoks në fshatin Rajçicë, një fshat i cili është në afërsi të Dibrës.

Normalisht në këtë projekt prezantohen edhe dy lokalitete banjare të Banjave të Dibrës Capa. Lokaliteti i Banjave të Dibrës- Capa në Banjisht është një lokalitet atraktiv i cili duke marr parasysh të kualitetit të lart termal bën këta banja të jenë në mes të banjave më të mira në Evropë. Poashtu prezantohet edhe lokaliteti banjar në fshatin Kosovrast në të cilën banja posedon me ujë termal të niveleve me kualitet shumë të lart.

Guida turistike prezentonë edhe shtëpinë e vjetër dibrane të familjes Sela e cila posedon të gjithë karakteristikat e arkitekturës dibrane. Institucionet lokale, shoqatat qytetare dhe kompanitë të sferës të turizmit kanë përshëndetur këtë guidë turistike e cila i është dashur Dibrës shumë kohë më parë. Edhe pse Dibra posedon shumë pasuri natyrore dhe objekte kulturo historike, ata nuk janë shfrytëzuar sa duhet për zhvillimin e turizmit. (koha.mk)

Baby Boo