Maqedoni, pagesa sociale fillon nga dita e martë


Pagesa sociale dhe pagesat për mbrojtje fëmijërore për muajin mars do të paguhen para kohe.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton shfrytëzuesit e këtyre pagesave se duke nisur nga 2 qershori, do të bëhet pagesa në etapa për ndihmën minimale të garantuar, pagesë për personat me aftësi të kufizuar, pagesa për ndihmën dhe kujdesin e personit tjetër, pagesa për punë të shkurtuar

Pagesa, siç sqarojnë nga MPPS, do të bëhet në tre grupe në të gjitha bankat sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë më 2 qershor: A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, më 3 qershor shkronjat I, J, K, L, Ll, M, N, Nj, O dhe më 4 qershor P,R,S,T,Q,U,F,H,C,Ç, Xh dhe Sh.

“Pagesa në etapa bëhet me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe të shfrytëzuesve në kushte të rrezikut nga virusi Covid-19” shprehen nga MPPS.

Nga MPPS sqarojnë se pagesa mund të bëhet edhe përmes bankomateve për të gjithë ata që posedojnë kartela ndërsa pagesa në këto bankomate bëhet nga 2 qershori.

Baby Boo