Ronaldo ka shëndrruar hotelet në spitale? Zbulohet e vërteta, lajmi nga ‘Marca’ nuk gjindet më


Lajmi që Cristiano Ronaldo ka transformuar dy hotelet e tij në spitale për të prekurit nga koronavirusi, nuk po del të jetë i vërtetë.

Ishte gazeta e njiohur spanjolle, ‘Marca’, që sot gjatë ditës publikoi lajmin se ylli portugez ka marrë vendimin që dy hotelet e tij në Portugali të shëndrrohen në spitale për të prekurit nga koronavirusi.

Madje, gazeta spanjolle shkroi se Cristiano Ronaldo do të paguajë edhe mjekët e stafin që do të përkujdesen për pacientët e mundshëm në dy hotelet e tij.
Mirëpo, pavarësisht se pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ e ka dëshmuar shpeshherë se është një njeri i madh edhe jashtë fushave të futbollit, lajmi i publikuar nga ‘Marca’ po del të jetë i pavërtetë.

Gazetari i njohur, Kristof Terreur, ka publikuar një status në ‘Twitter’ ku ka shkruar se ky lajm po cilësohet si ‘fake’ në Portugali, teksa gazeta spanjolle ‘Marca’ e ka fshirë tashmë lajmin nga faqja e tyre.

Baby Boo