Roli i faktorit ndërkombëtar, Bilalli: Është me karakter gjeopolitik, pritet të shtohet trysnia ndaj VMRO -së


Analisit politik Mersel Bilalli thotë se kyqja më e drejtpërdrejtë e faktorit ndërkombëtar në këtë situatë, nuk është vetëm për të ndihmuar dy shtetet fqinje deri në finalizimin e marrëveshjes, por edhe për të ruajtur interesat gjeopolitike, sidmos të atyre amerikane bashkë me ato të Evropës, kundër ndikim rus në Ballkan, që nënkupton çështjen e paqes dhe sigurisë  si dhe aspiratat e tyre që gërshetohen  në rajonin tonë.
Bilalli shton se brenda shtetit, trysnia do të shtohet mbi VMRO –DPMNE-në, pasiqë sipas tij, kjo parti deklarativisht shprehet pro integrimt, por në  fakt luan lojën destruktive.
“Presioni domosdo shtohet dhe do të rritet edhe në të adhmen sidomos ndaj opozitës VMRO-DPMNE-së e cila si duket vetëm në mënyrë deklarative e përkrah integrimin në BE por në anën tjetër luan lojën. Pra pres që tash fokusi i presionit të jetë në atë drtejtim, por edhe bindja e qytetarëve se  ato procese janë pra në interes vital për Maqedoninë, të përparimti të përgjithshëm të rritjes së standartit jetësor, dhe për një jetë të humanizuar shoqërore”, shprehet analisti politik Mersel Bilalli.
Sipas Marrëveshjes së Prespës, është paraparë që i tërë impelementimi nga të dyja shtetet të bëhet jo më vonë se gjashtë muaj nga momenti i firmosjes, ku gjthsesi fazat më të vështira duket të jenë në anën e Maqedonisë, për shkak të arritjes së referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese. Por zyrtarët e BE-së, janë optimist për këtë afat kohor.
Në deklaratat e tyre ditëve të fundit janë pronocuar se Maqedonia bindshëm pas një viti e gjysëm do ti fillon negociatat me BE-në, që nënkupton se deri në atë kohë të jenë tejkaluar të gjitha procedurat e marrëveshjes.
Baby Boo