NATO: Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë ekonomik dhe politik


Në një reagim zyrtar, NATO ka dënuar më ashpërsinë më të madhe të mundshme sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. NATO thotë se sulmi është i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Po ashtu thuhet se Aleanca e Atlantikut të veriut dënon Bjellorusinë për mundësimin e këtij sulmi. Pasi rendit të gjitha shkeljet e Rusisë me këtë veprim, NATO thekson se “Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë ekonomik dhe politik”.

NATO nënvizon se ditën e sotme ka kryer konsultime sipas nenit 4 të Traktatit të Uashingtonin dhe është vendosur “në përputhje me planifikimin tonë mbrojtës për të mbrojtur të gjithë aleatët, të ndërmarrim hapa shtesë për të forcuar më tej parandalimin dhe mbrojtjen në të gjithë Aleancën. Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese. Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit është i veshur me hekur. Ne jemi të bashkuar për të mbrojtur njëri-tjetrin”.
Po ashtu mediat ndërkombëtare kanë mësuar se aleanca ushtarake do të zhvillojë të premten një samit për të diskutuar këtë çështje.

Deklarata e NATO-s:
Ne dë*nojmë me ash*përsinë më të madhe të mundshme su*lmin tme*rrues të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është krejtësisht i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Mendimet tona janë me të gjithë të vr*arët dhe të pl*agosurit dhe me popullin e Ukrainës. Ne gjithashtu dë*nojmë Bjellorusinë për mundësimin e këtij su*lmi.

Ky su*lm i ripërtërirë është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e OKB-së, dhe është tërësisht në kundërshtim me angazhimet e Rusisë në Aktin Final të Helsinkit, Kartën e Parisit, Memorandumin e Budapestit dhe Aktin Themelues NATO-Rusi. Ai përbën një akt ag*resioni kundër një vendi të pavarur paqësor.

Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës dhe presidentin, parlamentin dhe qeverinë e saj legjitime, të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne do të mbajmë gjithmonë mbështetjen tonë të plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë ujërat e saj territoriale.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj nga brenda dhe rreth Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të lejojë akses dhe ndihmë të sigurt dhe të papenguar humanitare për të gjithë personat në nevojë.

Ne dënojmë fuqishëm vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës lindore. Kjo më tej shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe bie ndesh me marrëveshjet e Minskut, nënshkruese e të cilave është Rusia. Aleatët nuk do ta pranojnë kurrë këtë njohje të paligjshme.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë në termat më të fortë që të kthehet prapa nga rruga e dhunës dhe agresionit që ka zgjedhur. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre. Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë ekonomik dhe politik. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në.

Gjatë gjithë kësaj krize, NATO, aleatët dhe partnerët tanë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të ndjekur diplomacinë dhe dialogun me Rusinë, përfshirë në nivelet më të larta, dhe kanë bërë shumë propozime thelbësore për të rritur sigurinë e të gjitha kombeve në rajonin euro-atlantik. Ne e kemi ftuar vazhdimisht Rusinë për bisedime në Këshillin NATO-Rusi. Rusia ende nuk ka reaguar. Është Rusia, dhe vetëm Rusia, ajo që ka zgjedhur përshkallëzimin.

Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike dhe ato do të kenë pasoja gjeostrategjike. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve. Ne po vendosim forca shtesë mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të Aleancës, si dhe mjete shtesë detare. Kemi rritur gatishmërinë e forcave tona për t’iu përgjigjur të gjitha rasteve.

Sot ne kemi zhvilluar konsultime sipas nenit 4 të Traktatit të Uashingtonit. Ne kemi vendosur, në përputhje me planifikimin tonë mbrojtës për të mbrojtur të gjithë aleatët, të ndërmarrim hapa shtesë për të forcuar më tej parandalimin dhe mbrojtjen në të gjithë Aleancën. Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese.
Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit qëndron i hekurt. Ne jemi të bashkuar për të mbrojtur njëri-tjetrin.