Hoti nesër viziton Maqedoninë e Veriut, nënshkruhet memorandum për krijimin e rrjeteve 5G


Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të zhvillojë vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet se takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00.

“Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera sipas agjendës së bashkëngjitur. Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në komunikatë.

Baby Boo