Robelli: Si deshi serbi t’i fshehë 86 kufomat e shqiptarëve ne lumin Danub!


Shkruan: Enver Robelli

Si sot para 24 vitesh, më 5 prill 1999, një peshkatar afër vendit të quajtur Tekija në Serbinë jugore pa një kamion në lumin e Danubit. Kamioni nuk kishte targa, por një mbishkrim sugjeronte se i takonte firmës “PIK Progres”, një mishtoreje nga Prizreni. Në kuadër të hetimeve u zbulua se në kamion ndodheshin kufomat e 86 shqiptarëve të vrarë e masakruar nga forcat serbe.

Me qëllim të fshehjes së krimit, kufomat ishin sjellë nga Kosova në Serbi dhe hedhur në Danub. Strukturat e policisë dhe të shërbimeve sekrete serbe ndërmorën masa për maskimin e rastit. U diskutua ideja që opinionit t’i thuhet se bëhej fjalë për kufoma të refugjatëve kurdë. Në fund kufomat u sollën në Batajnicë, në poligonin e policisë serbe, dhe u hodhën në varr masiv.

Me përjashtim të gjeneralit të policisë serbe Vllastimir Gjorgjeviq, i cili nga Tribunali i Hagës është dënuar me 18 vjet burg, rrethi i tij ka shpëtuar pa therë në këmbë. Vrasës të drejtpërdrejtë, ndihmësvrasës, shoferë, ngarkues e shkarkues kufomash, oficerë policie, oficerë logjistike, zyrtarë të shërbimit sekret – të gjithë këta dhe shumë të tjerë, bëjnë një jetë të pashqetësuar në Serbi. Qeveria e këtij vendi nuk lejon as vendosjen e një pllake përkujtimore, buzë Danubit apo në Batajnicë, ku u gjetën definitivisht kufomat.

*Enver Robelli, autori eshte gazetar dhe publicist i mirenjohur

Baby Boo