RMV, u su*lmuan inspektorët duke kontrolluar një lokal ku gjendeshin 20 persona jashtë orarit


Inspektorët shtetëror të tregut duke kontrolluar një lokal pas orës 21:00, kanë gjetur 20 persona, ndërsa njëri nga të pranishmit ka te*ntuar të su*lmojë ekipin e inspektorëve.
“Në ora 21:35, inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut – Tetovë, kanë kryer kontrolle në objektin hotelerik në fshatin Poroj, Tetovë, pronë e Sh.K. nga Poroji”, raportojnë nga policia.

Inspektorët gjatë kontrollit kishin konstatuar se objekti ka punuar pas orarit të lejuar dhe në të janë gjetur 20 mysafir.
“Inspektorët ishin të pe*nguar nga M.B. nga fshati Poroj, i cili te*ntoi edhe fizikisht t’i su*lmojë, por ishte i pe*nguar nga të pranishmit”, raportojnë nga Policia.
Policia paralajmëroi që pas dokumentimit të rastit, ndaj pronarit do të dorëzohet kallëzim pe*nal në bazë të nenin 206 nga Kodi Pe*nal, ndërsa ndaj M.B. do të dorëzohet padi përkatëse.

Baby Boo