Pronarët e skafeve dhe motorëve të ujit dalin në protestë: Po na bllokoni vetëm për një rast që ndodhi


Mëngjesin e sotëm, pronarë dhe administratorë mjetesh lundruese të tipit skafe, gomone, apo edhe jet-ski kanë dalë në protestë përpara Policisë Kufitare në Vlorë.

Ata po protestojnë për rikthimin e mjeteve lundruese të konsfiskuara nga Policia e Shtetit pas tragjedisë së ndodhur në Potam.

Protestuesit thonë se kjo nuk duhet të ndodhte në kulm të sezonit turistik pasi kanë taksa e fatura për të paguar, si dhë punonjësit e tyre.

Ata shtojnë se penalizohen nëse nuk i paguajnë dot pasi “janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë”.

Për ta, bllokimi ka ndodhur pa arsye për shkak të një aksidenti, pasi dokumentet i kanë të rregullta e paguajnë edhe sigurime shoqërore.

Sipas tyre, protesta do vazhdojë derisa të marrin një përgjigje pozitive nga autoritetet, pasi pretendojnë se ndaj tyre po bëhet padrejtësi.

Baby Boo