RMV, treni godet veturën dhe lëndohet një person


Sot, më 24 prill rreth orës 06:40 në afërsi të fabrikës për porcelan në Veles, ka ndodhur një aksident mes një treni dhe një veture.

Treni ka qenë duke udhëtuar në drejtimin Veles – Prilep, ndërkaq ka goditur një veturë me targa të Prilepit. I lënduar nga aksidenti është vozitësi i veturës, A.XH. (16) nga fshati Solge të komunës së Çashkës.

Baby Boo