RMV, prej vitit të ardhshëm, studentët do të marrin nga 120 denarë në ditë për ushqim


Studentët e rregullt të universiteteve shtetërore dhe private nga viti i ardhëm akademik do të pranojnë ushqim të subvencionuar prej 120 denarë në ditë. Projektligji për një vakt të marrin subvencionuar për studentët, të cilin e inicioi Partia Liberale Demokratike, u miratua mbrëmë në një seancë plenare të parlamentit dhe u mbështet nga ligjvënësit si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.

“Përmes Ligjit për vakt të subvencionuar për studentët, që ekipi i LDP-së e përgatiti në bazë të një projekti të ngjashëm që disa vite funksionon në Slloveni, sigurojmë mundësi që studentët me një kosto dukshëm më të ulët të jenë në gjendje të ushqehen tek ofruesit e regjistruar të shërbimeve, të cilët do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e arsimit dhe shkencës për subvencionim të ushqimit për studentët”, thotë Monika Zajkova, nënkryetare e PLD-së.

Ajo sqaron se studentët, nga Ministria e arsimit dhe shkencës, do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 120 denarë në ditë për të blerë ushqim të përgatitur. Kështu mundësohet mbështetje financiare, por edhe një jetë më të cilësore dhe më të shëndetshme për të rinjtë gjatë studimeve.

“Sipas zgjidhjes së propozuar ligjore, të drejtën e një vakti të subvencionuar do të kenë studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private, qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, të cilët janë regjistruar në sistem, përmes një aplikacioni special që studenti do të paraqesë kur të regjistrohen në viti aktual akademik, por studentë të cilët nuk janë në punë të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore në çfarëdo baze që janë më të mëdha se paga minimale neto në Republikë për vitin aktual”, ka plotësuar Zajkova.

Studentët do të kenë të drejtë ta përdorin këtë mundësi nga e hëna deri të premten, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20, ndërsa nuk do të vlejë gjatë fundjavave dhe festave shtetërore.

“Më duhet të theksoj se rëndësia e këtij projekti u njoh nga Qeveria, e cila dha mendim pozitiv për këtë zgjidhje ligjore, por edhe deputetët nga të gjitha grupet parlamentare, të cilët mbështetën propozimin e PLD-së dhe kontribuuan në përmirësimin e tekstit. Nuk ka asnjë investim që shpaguhet më shumë sesa investimi tek të rinjtë! PLD do të vazhdojë të iniciojë propozime të reja për standard më të mirë të studentëve. Studentët tanë meritojnë kushte të njëjta studimi si studentët nga vendet anëtare evropiane”, përfundon Zajkova.

Baby Boo