Buka, mielli, vaji, vezët dhe produktet tjera ushqimore, me çmime të ngrira deri në fund të muajit shkurt


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 8-të me radhë, solli vendim që ngrirja e çmimeve për produktet ushqimore të vazhdojë deri më 28 shkurt.

Bëhet fjalë për produktet si buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi, mishi, djathi, gjiza, orizi, veza dhe produktet brumore.

“Me këtë vendim çmimet më të larta të këtyre produkteve mbetet në nivelin e çmimeve të rregullta të cilat janë zbatuar më 1 dhjetor 2021, në tregti me shumicë dhe pakicë, pas çfarë përjashtohen çmimet në aksion të cilat kanë vlejtur deri më 1 dhjetor 2021”, qëndron në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.

Baby Boo