RMV, prej sot 14 punkte për testim për koronavirus


Prej sot nisin të funksionojnë gjithsej 14 pika për marrjen e materialeve dhe mostrave për testim nga koronavirusi në territorin e shtetit. Në Shkup pikat do të jenë në poliklinikat “Çair” dhe “Jane Sandanski”, ndërsa gjatë ditës së sotme do të publikohen informacione për të gjitha qendrat në mbarë vendin.

“Do të testohen qytetarë me indikacione epidemiologjike dhe me caktime nga paralajmërimi paraprak tek mjeku amë e cila duhet të plotësohet me algoritëm që do të tregojë në atë nëse qytetari duhet të testohet ose jo. Pas takimit të djeshëm koordinues me Shoqatën e mjekëve amë ata plotësisht janë kyçur në mbështetje të këtij sistemi në identifikimin e zbulimit të hershëm, rritjes së qasjes së pacientëve ose të qytetarëve së pari në diagnostikim, pastaj edhe deri në zbatimin dhe kryerjen e testeve”, tha dje në konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai ka përsëritur se Koll- qendra është veçmë në funksion nga fundjava dhe se gjatë kohës së ditëve të punës do të punohet me kapacitet të shtuar të njerëzve me qëllim të shmanget pritja.

Gjatë ditët së sotme, siç paralajmëroi Filipçe, pas skadimit të 14 ditëve nga vendosja e diagnozës te gjashtë pacientë do të merret strisho kontrolluese. “Prej tyre pesë janë në gjendje të mirë, ndërsa te pacientja e cila kishte përkeqësim të gjendjes është vendosur makinë për frymëmarrje, ajo është në gjendje të pandryshuar në krahasim me disa ditë më parë.

Ministri informo se pacientët të cilët janë në mjekim shtëpiak janë në komunikimi të vazhdueshëm me mjekët nga Klinika Infektive. Prej sot do të jetë në funksion të plotë sistemi i komunikimit me infermieren përgjegjëse pikërisht për këtë punë dhe sipas nevojës konsultim me mjekun specialist në cilindo kohë për vlerësim të gjendjes së tyre.

Lidhur me orën policore, Filipçe tha se ajo nuk vlen për punonjës shëndetësor, pjesëtarë të MPB-së dhe Armatës.

Baby Boo