Ahmeti i drejtohet LDK-së: Kurgjë s’ka ba VV për më rrit votën sa ia keni ndihmu ju me budallakina pa kufi


Kryetari i komunës së Prishtinës, mëngjesin e së premtes e ka filluar me kritika ndaj vendimeve të Qeverisë Hoti, shkruan IndeksOnline.
Ahmeti kundërshtoi vendimin për testin PCR për të gjithë persona që hyjnë në Kosovë duke bërë sarkazmë që t’iu kërkohen edhe dokumente të tjera.

Po ashtu ai pati edhe ca fjalë për fjalimin e kandidatit për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hotit, i cili tha se të rinjët nuk duhet ta ndajnë votën nga familja e tyre.
“Ani teste PCR për ata që vijnë. Të lodht jeni seriozisht. Pse po ndaleni aty? Lypjauni vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lene vec nga një polic në pika.

As aty mos u ndalni. Votuesve që janë në Kosovë nën 25 vjec kërkojani fotografinë e votës së prindve edhe kërkone që me qenë e njejtë. Qysh me u nda vota familjare?
Mos e harroni këtë gjë ju që merrni kësi vendime. Kurgjë ska bë VV për ta rrit votën e vet sa ja keni ndihmu ju me budallakina pa kufi. Juve ja u kisha kërku një test/vërtetim tjetër për me hi në institucione”, tha ai.

Baby Boo