Mësohen emrat e të plagosurve në Spitalin e Tetovës dhe detajet e ngjarjes


Klan Maqedoni mëson ekskluzivisht për detajet e krismave në hyrje të spitalit të Tetovës ku u plagosën dy persona.

Burime të Klan Maqedoni njoftojnë se të përfshirë në ngjarje janë dy familje, ajo Musai dhe Terezia të cilat kanë pasur një zënkë edhe më herët. Rastin e zënkës e kanë denoncuar edhe në polici.

Por më pas janë takuar tek hyrja e spitalit i Tetovës. Aty ka ndodhur edhe një përleshje tjetër me armë zjarri ku të plagosur kanë mbetur Adhurim dhe Zendel Musai.

Policia punon në zbardhjen e plot të rastit./KlanMacedonia

Baby Boo