Sinani: Ahmeti nuk do të përjetoj kryeminisër shqiptar, së shpejti pensionohet


Analisti politik, Arsim Sinani vlerëson se ideja e e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut është e çuditshme dhe tentim për shpëtim.

“Kjo është një ide sa për të mbijetuar politikisht sepse kështu mendon se mund të shpëtojë dhe fitojë edhe një mandat. Nuk besoj se Ahmeti në karrierën e tij do ta përjetojë një kryeministër shqiptar sepse mendoj se ai shpejtë do të pensionohet. Këtë do ja përshpejtoj edhe Kovid-19 sepse qytetarët e panë se ai nuk është i aftë qytetarëve t’i garantojë as shëndetësi”, theksoi për Alsat-M, analisti politik, Arsim Sinani.

Ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar u shpalos ditë më parë në përvjetorin e 18 të partisë. Shumica e partive politike kanë komentuar idenë e Ahmetit. LSDM theksoi se BDI do të mbetet jashtë Qeverisë së ardhshmeë nëse qëndron pas kësaj ideje, ndërsa partitë shqiptare thanë se kjo është një ide mashtrimi dhe manipulimi nga ana e BDI-së.

Baby Boo