RMV, nga 504 teste për koronavirus, 26 punonjës në media rezultojnë pozitiv


Nga 504 punonjës të mediave që janë testuar për koronavirus 26 kanë rezultuar pozitiv. Nga këto 20 punonjës të mediave kanë dalë pozitiv në testin IgG që tregon nëse infeksioni i virusit ka kaluar dhe i testuari ka antitrupa kurse gjashtë persona kanë dalë pozitiv në testin IgM që tregon fazën akute të virusit. Për këtë epilog nga skriningu në media kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Mladen Cadikovski thotë se numri i të infektuarve nuk duhet të lihet pas dore.

Sondazhet epidemiologjike të personave të infektuar janë në vazhdim e sipër, pas së cilës do të jetë e mundur të përcaktohet se si janë infektuar punonjësit e mediave. “Këto janë të dhënat që janë përpunuar deri ditën e premte, kurse rezultatet janë në pritje edhe për gazetarët që janë testuar në Qendrat e Shëndetit Publik në të gjithë vendin. Gazetarët dhe punonjësit e mediave që janë pozitivë në testin IgM në koordinim me ne do të duhet të bëjnë edhe testimin shtesë të PCR” thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndësa nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thotë se deri më tani është regjistruar që në dy redaksi ka numër më të madh të pacientëve ndërsa në të tjerët ka më pak.

“Numri nuk është shumë i madh por nuk duhet as të lihet pas dore. Me të gjithë ata që morën rezultat pozitiv ministria vazhdon të komunikojë për të parë se ku janë të nevojshme testet PCR. Ku dhe si janë infektuar këtë mund ta thonë vetëm redaksitë. Me sa di unë, të gjithë janë në vetizolim. Ndërgjegjësimi ka qenë më i lartë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kurse maskat janë të pashmangshme edhe nëpër redaksi nga ato që jam i informuar nga kolegët e mi. Vetëm nëse i përmbahemi masave ne do të jemi në gjendje ta parandalojmë dhe ngadalësojmë përhapjen në një masë të madhe” thothë kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Mladen Cadikovski.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ndonjë nga të infektuarit ka pasur më parë simptoma ose kontakt me një person të infektuar. Ekzaminimi falas i gazetarëve dhe punonjësve të mediave u organizua nga Ministria e Shëndetësisë me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave për shkak të rritjes së ngarkesës në aktivitetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ekspozimin shtesë ndaj virusit Covid-19./in7

Baby Boo