RMV, 27 vjeçari dyshohet që përmes tre publikimeve në internet e ka kërcënuar kandidatin për kryetar të komunës


Policia e Maqedonisë së Veriut ka filluar procedurat për zbardhjen e rastit ku një 27 vjeçar dyshohet se ka kërcënuar një kandidat për kryetar në Prilep në rrjetet sociale.
“SPB – Prilep deri te Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka paraqitur kallëzim penal ndaj 27 vjeçarit R.T. nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144 paragrafi 4 të Kodit Penal”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se më 19 shtator në mbrëmje në “Facebook” ka kërcënuar përmes tri publikimeve denoncuesin 51 vjeçar B.J., i cili njëkohësisht është kandidat për kryetar të komunës.
Më 17 tetor do të mbahet raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale në Maqedoninë e Veriut, ku kandidati i VMRO-DPMNE-së për në Prilep është Borçe Jovçevski, ndërsa për LSDM-në do të garojë Goran Sugarevski, për çka u largua nga pozita e kryedoganierit./ Portalb.mk

Baby Boo