Cila është jetëgjatësia mesatare e një kompjuteri dhe çfarë e rrezikon atë


Si shumë produkte të tjera teknologjike, kompjuterët personalë kanë një faturë të majme kur blihen andaj është shumë e rëndësishme të dini çfarë po merrni nga investimi i konsiderueshëm që do të bëni. Një pyetje e rëndësishme që duhet të bëni kur blini një kompjuter të ri është sesa kohë do të zgjasë. A kanë të gjithë kompjuterët një njëjtën jetëgjatësi dhe ka faktorë të tjerë që luajnë rol në këtë mes?

Sa është jetëgjatësia e një kompjuteri?
Nëse thjeshtë kërkoni në Google “Sa kohë duhet të zgjasë një kompjuter,” do të gjeni përgjigje që variojnë nga 3 në 10 vite, një parashikim i gjerë i cili nuk përmbush kriteret e një përgjigjeje. Por në çdo rast duhet të prisni një jetëgjatësi të paktën tre vite nga kompjuteri juaj.

Sigurisht askush nuk mund të ofrojë një parashikim të saktë për të gjithë kompjuterët se jetëgjatësia varet nga prodhuesi, modeli, procesori e shumë faktorë të tjerë. Nga ana tjetër ka shumë faktorë që mund të zgjasin ose shkurtojnë jetëgjatësinë e një kompjuteri duke qenë se kemi të bëjmë me makineri komplekse dhe një numër komponentësh të ndryshëm.

Por është e rëndësishme të kuptoni çfarë do të thotë për një kompjuter të arrijë fundin e tij të jetës. Nuk do të thotë se nuk ka për tu ndezur më, apo fikur papritur. Zakonisht një kompjuter konsiderohet që ka arritur fundin e jetës kur kostot e riparimi dhe zëvendësimit të pjesëve me defekt tejkalon kostot e blerjes së një modeli të ri, diçka që mund ta keni përjetuar vetëm me kompjuterin tuaj.

Çfarë ndikon në jetëgjatësinë e një kompjuteri?
Nëse po vrisni mendjen pse kompjuteri juaj shfaq shenja të dukshme përdorimi apo thjeshtë dëshironi të siguroheni se kompjuteri do të jetojë sa më gjatë të jetë e mundur, atëherë duhet të keni në konsideratë faktorët e mëposhtëm.

Përdorimi
Nëse e përdorni kompjuterin për të parë lajme, blerë online ose shikuar një apo dy episode të një shfaqjeje televizive, ky kompjuter do të ketë jetëgjatësi të lartë edhe sikur ta përdorni gjithë ditën. Kompjuterët janë ndërtuar për të kryer operacione intensive si livestreaming, gërmim kriptomonedhash ose gaming dhe zakonisht përfundojnë në probleme në rastet kur komponentët e tij stresohen nga përdorimi.

Pluhuri
Një vrasës i heshtur i kompjuterëve është pluhuri. Një fenomen shumë problematik për kompjuterët, ai mund të bëjë që procesori dhe pjesë të tjera të mbinxehen me shpejtësi edhe kur ventilatorët janë në punë. Kështu komponentët e kompjuterit ngarkohen maksimalisht dhe është shumë e rëndësishme të pastroheni pluhurin sa më shpesh.

Rekomandohet që kompjuteri të pastrohet çdo 6 deri në 12 muaj edhe këto afate ndryshojnë në varësi të kompjuterit që keni. Desktop por edhe laptopët mund të pastrohen që të dy.

Komponentët
Ekzistojnë lloje pafund të komponentëve të kompjuterëve të cilët mund të pësojnë defekt dhe të vulosin fatin e kompjuterit tuaj nëse nuk zëvendësohen. Edhe pse çdo komponent mund të shkaktojë probleme, pllaka amë, ventilatorët dhe RAM janë më të rrezikuarit.

Megjithatë nëse vendosni të zëvendësoni pjesë të kompjuterit tuaja me komponentë që kërkojnë sasi më të larta energjie, kjo me shumë gjasa do të godasë më tepër jetëgjatësinë e kompjuterit. Edhe pse një përditësim si ndryshimi i procesori apo memories mund të sjellë më shumë performancë dhe shpejtësi, nga ana tjetër streson kompjuterin më tepër në tërësi.

Temperatura
Nxehtësia dhe i ftohti mund të kenë efekte të njëjta mbi kompjuterin tuaj. Sigurisht mbinxehja është një problem i madh por mbajtja e kompjuterit në një dhomë të ftohtë mund të kenë një efekt të ngjashëm.

Për shembull nëse e lini kompjuterin në një dhomë të ftohtë dhe më pas e ndizni, nxehtësia e cila qarkullon me shpejtësi në qarqet e pllakës amë mund të bëjë që komponentët të dëmtohen. Shumica e kompjuterëve janë dizajnuar për të operuar në temperatura mes 50 deri në 90 gradë celsius dhe sigurohuni që të qëndroni brenda këtyre limiteve.

Shkarkesat elektrike
Ka disa faktorë të tjerë që mund të dëmtojnë kompjuterit tuaj dhe këto janë shkarkesa elektrike. Rritja e papritur e voltazhit mund të çojë në dëmtim të procesorëve dhe pjesëve të tjera të kompjuterëve. Dëmi i shkaktuar mund të jetë fatal dhe të lërë një efekt të përhershëm në performancën dhe jetëgjatësinë e kompjuterit.

Baby Boo