Rivarrimi i dëshmorëve, familjari: Dhimbjen e kemi të njëjtë sikur para 20 viteve


Ndonëse kanë kaluar 20 vite nga varrimi i 122 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarëve po u shkaktohet një tjetër dhimbje me procesin e rivarrimit.

Ata janë të pakënaqur me gjendjen e Kompleksit Memorial në Marinë të Skenderajt.

Demir Mziu e ka dhimbjen pothuajse të njëjtë sikur para 20 viteve më parë, kur iu vranë dy vëllezërit dhe kunata e tij.

“Pas 20 viteve, ndihem shumë keq që po rivarroset vëllai në varrezat e dëshmorëve në Polac. Nuk është dashtë të lëkundën eshtrat e tyre”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Demir Mziu, i cili nuk po e sheh të drejtë që pas kaq viteve të ju hapen dhimbjet e njëjta, përcjell Telegrafi.

Rivarrimi i dëshmorëve nga fshati Polac të Skenderajt, po bëhet në Kompleksin Memorial në Marinë.

Disa pjesëtarë të familjareve të dëshmorëve thanë se ditën e djeshme kanë larguar ujë në masë të madhe për mundësuar varrimin./Telegrafi/

Baby Boo