Risi ne futboll, do të filloje të aplikohet kartoni blu


Bëhet fjalë për kartonin i cili i jep mundësinë gjyqtarit që të largojë nga loja një lojtar për 10 minuta, për t’u rikthyer më pas në fushë në mbarimin e kësaj periudhe në pankinë.

Sipas mediave ndërkombëtare, kartoni blu do të përdoret vetëm për faullet taktike që ndalin aksione premtuese për gol, por edhe për kundërshtinë ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Dy kartonë blu, apo kombinimi i një të tilli me një të verdhë, do të sjellë kartonin e kuq dhe largimin përfundimtar nga ndeshja të futbollistëve të cilët tani e tutje duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj veprimeve që më parë nuk prodhonin kartonë.

Eksperimentimi do ët nisë gjatë kësaj vere me aktivitete të ndryshme, teksa pritet që Kupa FA të jetë në prej tyre në raundet e para të aktivitetit, pa hyrë në garë skuadrat e mëdha angleze.

Baby Boo