“Ju lumtë”, “o jau hongsha zemrën” – qytetarët të emocionuar me arritjen e Policisë së Kosovës në veri


Policia e Kosovës tashmë ka arritur në pjesën veriore të vendit.

Pak çaste pasi e konfirmuan përmes një komunikate se prania e zyrtarëve policorë në atë pjesë do të rritet, forcat e rendit, në këmbë arritën në Lagjen e Boshnjakëve.

Disa prej qytetarëve që filmuan, pamje këto që u publikuan nga Kallxo.com, dëgjohen të jenë të emocionuar me arritjen e Policisë së Kosovës.

“Ju lumtë”, “o jau hongsha zemrën” (sekonda e 32 e videos) ishin disa prej thirrjeve në nderim të kësaj arritjeje, që me siguri se për banorët e asaj ane do të thotë shumë.

Kujtojmë, pikërisht në Lagjen e Boshnjakëve, mbrëmë shpërtheu një shok-bombë, por që fatmirësisht nuk regjistroi dëme, qoftë në material, qoftë në njerëz.

Baby Boo