Arijan Ibraim, sërish kryetar i Komunës Qendër Zhupë


omuna Qendër Zhupë më në fund zgjodhi kryetarin e saj, pasi në zgjedhjet e përsëritura të sotme u sigurua census i nevojshëm i një të tretës së gjithsej elektoratit, shkruan Portalb.mk. Ende nuk dihet sa vota ka marrë sepse ende nuk ka mbaruar numërimi i votave.

Ibraim i propozuar nga Partia Demokratike Turke, ishte i vetmi kandidat për kryetar dhe ky është mandati i tij i tretë. Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe u rizgjodh në vitin 2017.

“Në listën elektorale zgjedhore janë regjistruar 7154 persona me të drejtë vote dhe deri në orën 18:30 kanë votuar 3312 ose 46,3 përqind. Censusi i nevojshëm për të shpallur zgjedhjet e suksesshme ishte 2853 votues. Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa probleme”, tha Necip Ilyaz, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Ibraimi ka lindur në vitin 1972, arsimin fillor e kreu në Qendrën Zhupë, shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë. Ai u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror në Afyon, Republika e Turqisë dhe mori diplomën master në Universitetin e Stambollit, në degën e së drejtës ndërkombëtare. Dy vjet punoi si mësues në vendlindjen e tij, Zhupë, dhe pas disa vitesh punë në Itali, u kthye dhe filloi të angazhohej aktivisht në politikë.

Në zgjedhjet e rregullta lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, si dhe në ato të përsëritura të 17 prillit të këtij viti, kur kishte një kundërshtar, Ibrahimi fitoi rreth 80 për qind të votave, por nuk u sigurua censusi i nevojshëm i zgjedhjeve, për këtë arsye zgjedhjet u përsëritën.

Në zgjedhjet e rregullta lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, u zgjodh Këshilli Komunal me 11 anëtarë, në të cilin Partia Demokratike Turke siguroi pesë, LSDM dhe Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve nga dy ulëse, ndërsa nga një VMRO- DPMNE dhe Partia për Lëvizjen e Turqve.

Baby Boo