Rinovohet shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Kalisht


Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani së bashku me ndërmarrjet që posedon në pronësi të tij, ka marrë iniciativë që të investoj në shkollën fillore të fshatit Kalisht.

Është paraparë që të rinovohet komplet objekti i kësaj shkolle duke përfshirë të gjitha elementet brenda.

Kujtojmë se shkolla “Naim Frashëri” në Kalisht ka funksionuar në kushtet të tmerrshme, ku njëherit kanë rrezikuar edhe jetën e nxënësve.

Rinovimi i tërësishëm i shkollës, kap shifrën rreth 35 mijë euro dhe pritet të përfundojë në Shtator me fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.

Nevrij Ademi/ PaCensurë

Baby Boo