Virusi korona në shkollë do të mund të përhapej shumë më lehtë sesa që dihet


Virusi korona mund të përhapet në mjedis shkollor dhe kampe verore më lehtë sesa që konsiderohej paraprakisht, ka treguar përvoja për për rihapjen e shkollave në disa shtete në SHBA dhe Izrael. Në raportin e qendrave amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) për përhapjen e virusit në kamp veror në shtetin Xhorxhi, gjithashtu, sugjerohet se – madje edhe raste asimptomatike – do të mund të jenë bartës tëkonsiderueshëm të Kovid -19 në bashkësinë më të gjerë.

Këto pohime bien ndesh me studimet paraprake në të cilat ekziston konsensus se fëmijët rrallë e transmetojnë virusin mes vete ose te njerëz të tjerë. Megjithatë, këtë javë, madje 260 të punësuarve në njërën prej shkollave më të mëdha në Xhorxhi u ishte ndaluar të vijnë në punë, meqë janë pozitiv për virusin korona ose ishin në kontakt me person të infektuar. Në një kamp veror në Xheorxhi, në të cilin – në fund të qershorit – kanë marrë pjesë më shumë se 600 njerëz të rinj, rreth 200 tinejxherë ishin pozitiv ndaj virusit, tregon raporti zyrtar.

Ndonëse respektoheshin të gjitha masat sanitare, duke përfshirë edhe personelin që mbante maska për fytyrë. Po aq i habitshëm, sipas raportit të CDC-së dhe autoriteteve shëndetësore nga Xhorxhia, ishte fakti – në kundërshtim me teoritë paraprake për përhapjen e infektimit te fëmijët – se njerëzit e rinj, si edhe ata që një kohë të gjatë kanë qenë në kampin, janë të ekspozuar ndaj rrezikit më të madh nga infektimi.

“Të dhënat tregojnë se Sars-CoV-2 u bë gjerësisht i përhapur në mesin e pjesëmarrësve në kampin, duke kontribuar në infektimin e mëtejshëm e të gjitha grupeve të rritura në bashkësinë më të gjerë, përkundër përpjekjeve të organizatorëve të kampit që t’i zbatojnë shumica e strategjive të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së infektimit“, thuhet në raportin e CDC-së.

“Infektimi asimptomatik ishte i shpeshtë dhe kontribuoi në mënyrë potenciale për bartjen e virusit. Ky raport jep dëshmi të bollshme që tregojnë se fëmijët e të gjitha moshave janë të ekspozuar ndaj infektimit me virusin korona dhe luajnë rol të rëndësishëm në bartjen e virusit, në kundërshtim me studimet paraprake”, thuhet në raportin.

Gjithashtu, këto raporte treguan se sa pak dihet për përhapjen e virusit te popullata më e re.
Epidemiologu nga Harvardi, dr. Uiliam Hanazh para do kohë sqaroi se pjesë e problemit është fakti që një numër i madh i shteteve i kanë mbyllur shkollat dhe kopshtet herët gjatë valës së parë të pandemisë, duke lënë pak hapësirë për shqyrtimin e përhapjes potenciale të virusit te fëmijët.

“Studimet e bëra në amvisëritë treguan se fëmijët infektohen rrallë dhe se rrallë e bartin infektimin. Megjithatë, të gjitha këto studime fillojnë me identifikimin e personit që është infektuar dhe më pas me testimin e njerëzve rreth tyre. Tani, për shkak se fëmijët kanë besueshmëri ose simptoma më të vogla, kjo do të thotë se një person i rritur do të identifikohet si indeks i rastit. Më pas supozohet, nëse vërtetohet se fëmija është i infektuar, i rrituri e ka bartur infektimin. Gjithashtu, mbyllja e shkollave e ka pamundësuar vendosjen e kontakteve mes fëmijëve në vëllim më të madh. Pra, në atë kohë, nuk i pamë llojet e bashķëveprimit që priten me rihapjen e shkollave”, tha dr.Hanaj.

“Nëse niveli i bartjes së viruseve në bashkësi është i ulët, atëherë shpenzimet për shkolla të mbyllura për një fëmijë janë shumë më të larta sesa nëse shkollat do të ishin të hapura. Mirëpo, nëse përhapja e virusit në bashkësinë është e madhe, ose vetëm rritet, hapja e shkollave vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Në fund, fakti që fëmijët në shumicën e rasteve nuk kanë simptoma të sëmundjes, tregon se është më e besueshme që virusin ta lokalizoni vetëm te të rriturit, të cilët kanë qenë të rrethuar me fëmijë“, shtoi dr. Hanaj.

Ngjarjet e paradokohshme në Xhorxhi duket se janë shumë të ngjashme me përvojën e Izraelit me rihapjen e shkollave.
Në fillim të pandemisë, Izraeli reagoi me sukses ndaj përhapjes së infektimit me virusin korona, më së shumti për shkak të masave të rrepta për mbylljen e vendit. Megjithatë, masat janë lehtësuar gradualisht, ndërsa Qeveria dëshironte ta ndërpresë krizën financiare dhe t’i kthejë prindërit në punë dhe fëmijët në shkollë, gjë që ndodhi në fillim të majit.

Megjithatë në fund të këtij muaji, virusi korona ka hyrë nëpër klasa, ndërsa autoritetet ishin të detyruara të mbyllin njëqind shkolla para pushimit veror, duke vendosur mijëra nxënës dhe mësimdhënës në karantinë. Në një shkollë të mesme në Jerusalem, madje 153 nxënës dhe 25 të punësuar kanë qenë pozitiv ndaj virusit korona.
„Në hyrje të shkollës, të gjithë vetëm mblidheshin dhe hynin derisa të gjithë ishim afër njëri-tjetrit”m tha një nxënës, Amit Sason, i cituar nga “Jerusalem Post“.

Nevoja për distancë më të madhe sociale në shkolla dhe vendet e punës ishte theksuar muajin e kaluar nga shefi i Izraelit për shëndet publik, Zigal Sedecki, kur ajo u tërhoq në shenjë proteste para përballjes me krizën nga Qeveria. Autoritetet shëndetësore izraelite vazhdimisht paralajmërojnë në nevojën e respektimit të masave për distancë sociale në shkolla, në vendin e punës… Megjithatë, derisa Qeveria të vendosë ndonjë masa të re, siç janë mbyllja e qendrave tregtare, shkollat verore mbetën të hapura.

Në Jerusalem, fëmijët e Anja Zuravell Segall, të moshës prej tre dhe pesë vjeç, ishin në mesin e atyre që ndiqnin programet verore, derisa pritnin të fillojë viti shkollor në shtator. „Unë me të vërtetë dua që të hapen dhe dua që gjërat të jenë sa është e mundshme më normale. Mendoj se rreziku për shëndetin tonë mental (të rrimë në shtëpi) është më i dëmshëm se virusi, tha Zuravell Segall. Por, pasi që u inkurajua nga përgjigjja fillestare e Qeverisë ndaj virusit korona, ajo tha se autoritetet “e kanë humbur rrugën”. „Mënyra e zgjidhjes së kësaj krize në dy muajt e kaluar është dëshpërimi më i madh në jetën publike izraelite”, tha ajo./Gardian

Baby Boo