Rikthehet Adelina Tahiri


Adelina po vjen me këngë të re.
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat e saj.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se pas dy vitesh pauzë nga projekti i fundit, po vjen me këngë të re.

“Falma”, titullohet kënga e re e Adelinës, e cila vjen e shoqëruar edhe me klip, ndërsa pamje nga prapaskenat e tij ajo i solli në rrjete sociale.

Bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt janë Anxhelo Koci, Petro Xhori, Max Production, e shumë të tjerë.
“Te gjitheve nje nga nje ju Falemderoj nga zemra! Qe me dhat energji kaq pozitivi dhe te mire per tja dal keti SUPER Proekti ! FALMA
P.S. duhet te them se eshte nje nder kenget me te bukura qe kam punuar deri tani !”, shkruan artistja.
Projekti i fundit muzikor i Adelinës është “Përgjithmonë”, këngë e publikuar më 2019.

Baby Boo