Rikthehen në shtëpi dy të rinjtë që u nisën me bicikleta për të kryer haxhin (FOTO+VIDEO)


Senda Idrizi dhe Amir Asllani, dy të rinjtë që u nisën në haxh me bicikleta, u kthyen sot nga udhëtimi 3 mujor. Të emocionuar e kishin të vështirë të përshkruanin udhëtimin e tyre dhe sfidat me të cilat janë përballur. Ata thonë se asnjëherë nuk do të harrojnë momentin kur kanë marrë lajmin që kanë përfituar vizat. Të paharrueshme për ata të dy janë dhe momentet e qëndrimit në vendet e shenjta.

Dy të rinjtë u pritën në aeroportin e Shkupit nga familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre.

“Më karekteristike dhe më me rëndësi në vendet që kemi kaluar, kanë qenë shumë mikpritës nuk ka pasur përjashtime, në Shqipëri, Turqi dhe populli arab, të gjithë këto na kanë mikëpritur në mënyrë të papërshkrueshme”, tha I riu Idrizi.

“Gjëa më interesante gjatë rrugës dhe përvojës është që njeriu ka nevojë për të tjerët, cdo herë duhet të mendojmë që cdo kalimtar ka nevojë për ju, pra për cdonjërin prej nesh nëse shohim ndonjë udhëtar nuk mund të themi që nuk ka nevojë për ne. Sa herë që shohim ndonjë udhëtar duhet ta ndihmojmë. Ky rrugëtim më ka dhënë këtë mësim. Momenti më I bukur ka qenë kur më kanë marrë në telefon që e kemi marrë vizën dhe mund të udhëtojmë për atje, pasi më herët na kishin kthyer. Kuptohet dhe qëndrimi para Qabes dhe varrit të profetit a.s”, tha I riu tjetër Asllani për Tv Shenja.

Senadi dhe Amiri gjithashtu falenderuan të gjithë ata që I kanë ndihmuar, mikpritjen dhe mbështetjën që I kanë dhën për të udhëtuar në Haxh. Dy të rinjtë nga Tetova për të kryer Haxhin në Mekën e Shenjtë u nisën nga Maqedonia me 23 Qershor, për në Shqipëri, Greqi, Turqi më pas me avion në Jordani dhe më pas kanë vazhduar rrugën me bicikleta.
http://www.frekuenca.com/wp-content/uploads/2018/08/40062584_373873309816126_6291716700219899904_n.mp4?_=1

Baby Boo