Rihapja solemne e Xhamisë Eski


Më 28.03.2023 (e martë), para namazit të Jacisë dhe të Teravisë, pas një renovimi rrënjësor, u bë rihapja solemne e Xhamisë Eski.

Në këtë manifestim të cilin e moderoi, Mr. Xhemil ef. Sadiki morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof. Dr. Bilall Kasami, ish Myftiu Alifekri ef. Esati, referenti për arsim fetar, hfz. Abdurahim ef. Murati, imami i Xhamisë, Murat ef. Ismaili, Këshili i Xhamisë dhe një numër shumë i madh i xhematit.
Manifestimi filloi me përshëndetjen e Imamit të xhamisë dhe pasuan fjalimet përshendetëse të kryetarit të Komunës dhe Myftiut. Duanë e hapjes së xhamisë e bëri ish Myftiu, ndërsa në namazin e Jacisë dhe Teravisë priu, hfz. Abdurahim ef. Murati.

Baby Boo