Bujar Osmani nesër para Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do t’i drejtohet anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriu.
Ai do të njoftojë për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet e përgjithshme në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Seanca, sipas njoftimit, do të fillojë në ora 11:45 në sallën Boris Trajkovski.

Kujtojmë se qeveria ditëve të kaluara kishte takime me qeverinë bullgare në Sofje ku u diskutuan shumë tema.

Baby Boo