Rifat Jashari me mesazh të fuqishëm për shqiptarët në Ditën e Flamurit


Në vigjilje të festave të nëntorit, pas mbledhjes së dy qeverive, këto të fundit kanë vazhduar drejt kompleksit memorial “Adem Jashari”, për të bërë homazhe, pranë varreve të familjes Jashari, prej nga u përçua mesazhi që populli shqiptar të jetë i bashkuar në rrugën e integrimit evropian.

Vëllai i heroit kombëtar, Adem Jashari, Rifat Jashari, ka ftuar gjithë shqiptarët që të gjithmonë të jenë të bashkuar.

Ju uroj Festën e 28 Nëntorit gjithë shqiptarëve kudo që janë në këto momente, ju falënderoj shumë. Inshallah gjithmonë jemi kështu top bashkë qysh jemi këtu sot para këtyre varrezave këtu”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku bashkohen të gjithë shqiptarët, duke shtuar se është nder që sot këto homazhe po i bëjnë së bashku me Qeverinë e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nuk ka vend më të lavdishëm për t’u uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit kuq e zi, se sa Prekazi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se në integrimin evropian është mirë të ecet së bashku si komb, ku sipas tij, ky është mesazhi kyç.

Homazhe te varrezat e familjes Jashari kanë bërë edhe një grup nxënësish të shkollës, “Shaban Idrizi” në Mitrovicë.

Baby Boo