Rezultatet e referendumit në vëmendjen e Greqisë

Referendumi i një dite më parë rreth Marrëveshjes për emrin u ndoq me vëmendje të madhe edhe nga Greqia. Kryeministri grek Aleksis Cipras në bisedë telefonike ka uruar kryeministrin Zaev për angazhimin rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, tani e tutje në Kuvend përmes ndryshimeve kushtetuese. Ministri i jashtëm Nikos Kocias ka tha se Qeveria greke respekton vendimin e qytetarëve dhe se do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Marrëveshjen.

Sigma Doors

Megjithëse është një referendum konsultativ dhe jo pjesë e dispozitave detyruese të Marrëveshjes së Prespës, është kontradiktore: një “Po” e fuqishme dominuese pa pjesëmarrjen përkatëse; një pjesë e madhe e shoqërisë së vendit fqinj mbështeti marrëveshjen. Për hapat e ardhshëm është i nevojshëm seriozitet nga të gjitha anët, që të sigurohet dinamikë pozitive për Marrëveshjen e Prespës- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Nga ana tjetër partneri i koalicionit qeveritar, lideri i partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos e ka cilësuar si të pavlefshëm referendumin për shkak të daljes së ulët. Kamenos  edhe një herë ka përsëritur se partia e tij nuk do ta mbështesë Marrëveshjen për emrin nëse vihet për votim në Kuvendin grek. Nga partitë opozitare, vetëm Potami ka vlerësuar pozitivisht rezultatin e referendumit, duke kërkuar që Greqia të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të vendit.

Potami
“Ne grekët, pozitën tonë duhet ta sinkronizojmë me atë të partnerëve dhe aleatëve tanë. Duhet ta mbështesim rrugën evropiane të vendit fqinj dhe marrëdhënieve më të afërta me Perëndimin. Të gjithë ne që kemi ndikim në opinionin publik duhet të lirohemi nga sindromi i viktimës. Greqia nuk do të jetë humbëse në këtë situatë. Mjafton të kuptohemi dhe t’i definojmë prioritetet patriotike.”

Partitë e tjera opozitare, duke filluar me Demokracinë e Re edhe një herë përsëritën skepticizmin e tyre për suksesin e marrëveshjes. Në komunikatën e shkurtër menjëherë pas shpalljes së rezultateve të referendumit, nga kjo parti thanë se do të bëjnë çmos që Marrëveshja e dëmshme nacionaliste sipas tyre të mos hyjë në fuqi. Nga Lëvizja për Ndryshim thanë se pas popullit grek edhe ai i IRJM-së ia kthyen shpinën Marrëveshjes Zaev-Cipras.

 Lëvizja për Ndryshim
“Fakti se shkupjanët ia kthyen shpinën marrëveshjes që iu jepte gjuhë dhe kombësi maqedonase, tregon se sa janë të thella stereotipet irredentiste dhe nacionaliste në vendin fqinj, se kjo marrëveshje do të krijojë vetëm probleme shtesë.”

Nga partia neo-nacionaliste, Agimi i Artë kumtuan se rezultati i referendumit nuk mund ta ndryshojë historinë, pasi sipas tyre Maqedonia ishte dhe do të mbetet greke. Ndryshe, ndërkohë që qytetarët e vendit po votonin, një grup grekësh protestuan në kalimin kryesor kufitar mes Maqedonisë e Greqisë, me parullën “Maqedonasit mund të jenë vetëm grekë”.