Rexhepi: Si asnjëherë më parë, mbi 1 miliard euro po investohen në infrastrukturën rrugore


Zëvendës ministri Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka deklaruar se deri në fund të vitit fillon ndërtimi i seksioneve autostradë të korridorit 8 dhe korridorit 10 D. Rexhepi thotë se projektet kapitale janë të duke u ndërtuar me dinamizëm pashuar.

“Të gjitha projektet e parapara në buxhet janë në një fazë të caktuar të zbatimit. Dua të përmend se mbi 71% e projekteve kapitale të buxhetit të Ministrisë së Transportit dhe Lijdheve janë ndarë për ndërtimin e seksioneve hekurudhore dhe autostradave. Javën e kaluar kemi filluar ndërtimin e korridorit hekurudhor 8 në lindje, dhe deri në fund të vitit presim të fillojmë ndërtimin e seksioneve autostradë të korridorit 8 dhe korridorit 10 D. Sa i përket projekteve të tjera të planifikuara për këtë vit, mund të them lirisht se ato realizohen pa probleme dhe në vazhdimësi. Këtu do të kisha cekur projektin për rrugët lokale, për ndërtimin e kanalizimeve dhe tubacioneve të ujit, për digën e Otinjës, për përmirësimin e pikave kufitare etj. Vlerësimet tona janë se këtë vit do ta përfundojmë me më shumë se 90% të realizimit të buxhetit të MTL për investime kapitale”, deklaroi Rexhepi.

Shton se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve po investon si asnjëherë më pare, mbi 1 miliard euro në infrastrukturën rrugore.

“Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, kemi përfunduar autostradën Shtip – Radovish, jemi duke punuar në ndërtimin e autostradës nga Gradsko përmes Drenovës deri në Farish, ndërtimi i autostradës së re nga Krupishte në Koçan, rehabilitimi i drejtimit rrugor Farish – Prilep (kalimi i Pletvarit), rehabilitimi i mëtejshëm i Str Ndwrtimi i korridorit 8 dhe 10D dhe autostrada Shkup-Bllacë, flet zv. Ministri Bekim Rexhepiugës – Pika Kufitare Qafë Thanë, Mavrovë – Zhirovnica, ndërtimi i rrugës së re nga Ura Garski në Kërçovë dhe rrugëve tjera regjionale dhe magjistrale. Presim që në vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Bukojçan, si dhe ndërtimi i autostradës Strugë – Qafë Thanë -Trebenishtë, Bukojçan – Gostivar, Gostivar – Tetovë dhe nga Prilep në Manastir.

Foli edhe për rrugën Shkup-Bllacë.
“Ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë tashmë është në vazhdimësi dhe po punohet në pjesën e parë prej 2km. Gjatë ndërtimit u shfaq një problem i madh, për të cilin u bë një projekt shtesë dhe për këtë arsye ndërtimi u zgjat për një kohë të shkurtër. Për fazën e dytë prej 10 km presim që deri në fund të vitit të përfundojë dokumentacioni i projektit dhe të shpallet menjëherë procedura e tenderit për përzgjedhjen e kontraktorit. Ajo që është më e rëndësishme është se kemi siguruar fonde për ndërtim. Ky është padyshim një seksion autostradë i rëndësishëm i rrugës 6 të korridoreve evropiane dhe ne jemi të vendosur fort për ndërtimin e saj për një lidhje më të mirë me fqinjët dhe rritjen e tregtisë, qarkullimin më të shpejtë të mallrave etj.

Baby Boo