Mbyllet një çajtore në Haraçinë, arrestohet pronari


Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut mbylli një çajtore në Haraçinë të Shkupit dje pas orës 21 dhe arre*stoi pronarin për punë pas kohës së lejuar dhe një numër të madh të mysafirëve në objekt.

Siç është informuar nga Ministria e Brendshme, nëpunësit e policisë nga SPB Gazi Babë, Njësia e Policisë Intervenuese dhe SPB Haraçinë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dje në orën 21:20 kanë kryer kontroll në një çajtore në fshatin Hraçinovë dhe kanë arritur në përfundimin se objekti po punon dhe ka më shumë mysafirë.

“Pronari A.B. (25) u gjet gjithashtu në çajtore nga fshati Haraçinë dhe ai u arrestua në Sektorin e Policisë Haraçinë, dhe pas dokumentimit të çështjes, do të ngrihet padia penale sipas nenit 206 të Kodit Penal”, kumton MPB.
Objekti është mbyllur nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Baby Boo