Revoltohet Kelmendi: Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është “thikë pas shpine” ndaj BE-së, Turqisë


Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thën se distancohen nga veprimi i qeverisë pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Izrael.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, tha se hapja e kësaj ambasade është shkelje e të drejtave të popullit palestinez.

“Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, është shkelje mbi të drejtat e popullit palestinez, është legjitimim i regjimit izraelit i cili për dekada me rradhë ka vrarë, dhunuar e përsekutuar popullin palestinez. Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është “thikë pas shpine” ndaj BE-së, Turqisë dhe shumicës së vendeve të OKB-së’’, ka shkruar Kelmendi.

Baby Boo