Sanksionohen 17 vozites te alkoolizuar


Mbrëmjen e djeshme, 26/27 shtator, nga ora 22.00 deri në ora 04.00, në territorin e SPB Tetovë, është kryer një kontroll aksioni ndaj shoferëve, nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërishtë gjithsej 17 vozitës të alkoolizuar (TE-13 dhe GV-4).
Të gjithë shkelësit janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat adekuate. Kurse gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 19 lloje të tjera të shkeljeve (TE-13 dhe GV-6).

Në fillim të fundjavës së kaluar, në këtë zonë është kryee një tjetër aksion për kontrollin e motoçiklistëve, ku janë konstatuar gjithsej 37 shkelje (TE-17 dhe GV-20). Numri më i madh i shkeljeve-30 (TE-10 dhe GV-20) i referoheshin mos përdorimit të përkrenares (helmetës) mbrojtëse, 6 motoçiklistë kanë drejtuar pa patentë shofer (TE), dhe 1 (TE) motoçikletë e paregjistruar. Janë zbuluar dhe u sanksionuar në mënyrë adekuate edhe 27 lloje të tjera të shkeljeve (TE-25 dhe GV-2).

Baby Boo