Reshjet e dëborës pengojnë qarkullimin, kolona automjetesh në rrugën Gostivar – Kërçovë (VIDEO)


Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët rajonale të vendit.
Në rrugën Gostivar – Kërçovë qarkullimi është bërë thuajse i pa mundur, kësisoj janë shkaktuar kolona automjetesh në këtë aks rrugor. Ankesa të shumta ka pasur nga udhëtarë. Ata bëjnë të ditur se pritjet kanë qenë më shumë se një orë. Nga Lidhja Automote e Maqedonisë kanë njoftuar gjatë mëngjesit se ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në këtë aks rrugor. Ndalesa në Strazhë ka filluar që nga ora 02:40.

.

Baby Boo