Deklaratat e ministrave të Kurtit dhe rasti i arr*estimit të Faik Fazliut, OVL-UÇK paralajmëron pr*otestë masive


Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Lu*ftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka paralajmëruar pro*testë masive pas vazhdës së deklarimeve të, siç i quan ai, sk*andaloze, të ministrave të Qeverisë Kurti, si dhe arr*estimit të veteranit Faik Fazliu.
Kështu është bërë e ditur nga vetë Klinaku, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa ka përfshirë edhe arsye pro*testimi, siç vlerëson ai, padrejtësitë që ka bërë Gjykata Speciale.
Kësisoj, ai ka lajmëruar për mbledhje të kryesisë së organizatës, teksa ka thënë pa përmendur emra se iu janë shprehur me shqetësim “deklaratat sk*andaloze” të ministrave kryeministrit Albin Kurtit.

“Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arr*estuarve në Hagë, deklarimet ska*ndaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë prej të premtes e për nesër (e hënë) mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime”, ka thënë ai.
“Ata që ak*uzojnë në disa mediume patriotike, dhe disa që qesin flakë në fb, të përgatiten nëse mbahet protestë sepse ajo nuk mbahet me qindra por me mijëra”, ka shtuar tutje ushtruesi i detyrës së kryetarit të organizatës së veteranëve.

Kryetari i organizatës, gjatë ditës, i ka reaguar edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se” ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””.
“Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve ba*nditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Ai i paska harruar sjelljet e tij ba*nditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, thuhet në reagimin e Klinakut ndaj Sveçlës.

Baby Boo