Reshitaj: Nuk na duhet edhe një pandemi tjetër për të kuptuar rëndësinë e personelit shëndetësorë


Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, në seancën e sotme ka ngritur çështjen e stomatologëve specialistë të papunë.

Ajo tha se këta të fundit kanë 10 vite shkollim, por që nuk po arrijnë me vite të tëra të punësohen në institucionet publike shëndetësore në vend.

“Stomatologët specialistë në shtetin tonë janë kategori e cila është diskriminuar nga institucionet sa i përket të drejtës për punësim. Ata kanë 10 vite shkollim. Janë hiq më pak se 150 specialistë, të cilët shpesh i shohim edhe në protesta. Ka nga ta që prej se kanë kryer studimet nuk kanë pasur mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre. Në bazë të Ligjit për Shëndetësi, me qëllim të përmirësimit të nivelit të punës, specialistët e licencuar do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë”, ka thënë ajo.

Reshitaj u shpreh se nuk duhet edhe një pandemi tjetër për të kuptuar rëndësinë e punëtorëve shëndetësore.

“Ndonëse në vitin 2013-2014 u bë ndarja e specializimeve, kjo u ndërpre. Si institucione e kemi obligim të ju hapim mundësi e jo të ja mbyllim ato. Nuk na duhet edhe një pandemi tjetër që ta kuptojmë rëndësinë e personelit shëndetësor”, shtoi ajo.

Baby Boo