Bashkesia Lokale Luboten: “Nëse nuk e ngritni zërin për ta ndaluar këtë vr*asje të Lubotenasve për së dyti herë, do tju mallkojnë nënat që humbën të dashurit e tyre”


Bashkesia Lokale Luboten: “Nëse nuk e ngritni zërin për ta ndaluar këtë vr*asje të Lubotenasve për së dyti herë, do tju mallkojnë nënat që humbën të dashurit e tyre”

Bashkesia Lokale Luboten përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një reagim ndaj Komunës së Butelit. Këta të fundit në ditën përkujtimore të ma*sakrës së fshatit Luboten në datën 14 gusht, kanë organizuar një turnir memorial në futboll të vogël, në fshatin Lubancë. Nga Bashkesia Lokale Luboten pyesin se pse mu në këtë datë po organizohet ky turnir memorial, shkruan Pa Censurë.

Sipas bashkësisë lokale të këtij fshati, thuhet se ky organizim ka një prapavijë tjetër ku gjithçka është e qëllimshme sepse sipas tyre, me fjalën memorial përkujtohen ata të cilët vd*iqën duke i ma*sakruar Lubotenasit.
Ju deputet të zonës, poashtu pa marrë parasyshë nga cila parti jeni, sepse për neve të gjithë ju jeni shqiptarë, si është e mundur që për interesa të mbetjes së qeverive beni çdo një kompromis e kur është në pyetje ta ndaloni prekjen e varrës së Lubotenasve ju heshtni, kanë shkruar më tutje nga Bashkësia Lokale Luboten.

Bashkësia Lokale Luboten më pas tha se nëse jeni të paaftë për ta luftuar një të keqe me duart tuaja atëherë së paku luftojeni atë me gojën tuaj dhe se nëse ju nuk do e ngritni zërin për ta ndaluar këtë vr*asje të Lubotenasve për së dyti herë, dijeni se do tju mallkojnë nënat që humbën të dashurit e tyre.
Ata bëjnë thirrje që të mos lejohet ky “Kum të Tarçullovskit” të i përsëritet edhe një 12 gusht Lubotenit, që asnjëherë nuk do mund ti dilni hakut me ndihmën që ua ka ofruar.

Bashkësia Lokale Luboten iu drejtohet edhe fshatarëve të vet ku thonë që ti lënë inatet e interesat personale e partiake anash dhe të bashkohen në një qëllim. “12 gushti 2001 ishte dita e ma*sakrës në Luboten, por kjo datë do të jetë pikënisja e vetëdijësimit të Lubotenasve, se të bashkuar prishim kurthet e atyre që deshtën të na dëbojnë nga toka jonë shqiptare”, shkruhet më tutje në reagimin e Bashkësisë Lokale Luboten./Pa Censurë/
STOP, LUBOTENI DHE SHQIPTARËT NUK FINANSOJNË TARÇULLOVSKA

Baby Boo