Reperi i njohur bëhet baba për herë të tetë


Ylli i Hollywoodit dhe reperi i njohur, Nick Cannon është bërë baba për herë të 8.

Lajmin e ëmbël e bën ditur përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Modelja e ka cilësuar eksperiencën e lindjes në shtëpi si diçka që i ka ndryshuar jetën, dhe ka falenderuar 41-vjeçarin për mbështetjen.

Cannon është babai i dy binjakëve 11 vjeçarë Monroe dhe Moroçan me ish-bashkëshorten Mariah Carey, 5-vjeçarit Golden, një vajze 1 vjeçare Poëer Queen me Brittany Bell, dy binjakëve 11 muajsh Zion Mixolydian dhe Zillion Heir me Abby De La Rosa.

Në Qershor të 2021 Cannon dhe Alyssa Scott pritën djalin e tyre Zen së bashku, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë vetëm 5 muajsh në dhjetor, pas një beteje me kancerin.

Baby Boo