Vetëm një rast i ri me koronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të hënën (18 tetor) se gjatë 24 orëve të fundit, nga testimi i 1.419 mostrave, është regjistruar një rast me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Autoritetet thonë se nuk është shënuar asnjë rast i vd*ekjes.

Sipas njoftimit 42 persona janë shëruar derisa 632 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shp*ërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.973 persona kanë vd*ekur.

Baby Boo